Lidhje

Përkujtohet Dita Ndërkombëtare e Shëndetit

  • Zëri Amerikës

Përkujtohet Dita Ndërkombëtare e Shëndetit

Përkujtohet Dita Ndërkombëtare e Shëndetit

SHBA i janë bashkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe vendeve të tjera të botës për të kujtuar Ditën Botërore të Shëndetit, me fokusin këtë vit tek promovimi i një jete të shëndetshme qytetare. Në një deklaratë që bëri sot, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se rritja e numrit të njerëzve që jetojnë në qytete do të jetë mes çështjeve kryesore të shëndetësisë globale që ka shekulli. Organizata botërore e shëndetësisë tha se tre dekada më parë, 40 për qind e popullsisë së botës jetonte në qytete. Organizata tha se sot, kjo shifrë është rreth 50 për qind dhe deri në vitin 2050, mund të rritet në 70 për qind. Zonja Klinton tha se urbanizimi i shpejtë, sidomos në vendet në zhvillim, shpesh e tejkalon aftësinë që kanë qeveritë për të ruajtur një infrastrukturë të nevojshme për shëndetin dhe higjenën. Ajo tha se kjo shpesh çon në përhapjen e sëmundjeve dhe problemeve të tjera shëndetësore që mund t’i dëmtojnë komunitetet.

XS
SM
MD
LG