Lidhje

Ulet numri i njerëzve që vuajnë nga uria kronike në botë

  • Zëri Amerikës

Numri i njerëzve që vuajnë nga uria kronike në mbarë botën u ul për të parën herë në 15 vjet, në më pak se një miliardë njerëz.

Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë ia atribuojë këtë arritje përmirësimit të kushteve ekonomike dhe uljes së çmimit të ushqimeve.

Por organizata theksoi se ka ende gati 925 milionë njerëz të uritur, shumica në vendet në zhvillim.

Drejtori i përgjithshëm i FAO-s Zhak Diëf tha se një fëmijë vazhdon të vdesë çdo gjashtë sekonda për shkak të kequshqyerjes, një numër që ai thotë se është absolutisht i papranueshëm.

Ai paralajmëroi gjithashtu se rritja e çmimit të ushqimeve do të kërcënojë edhe më tej numrin e atyre që vuajnë nga uria kronike, megjithëse ai përjashtoi një përsëritje të krizës ushqimore gjatë viteve 2007 dhe 2008.

Çmimet e grurit, orizit dhe mishit janë ngritur gjatë muajve të fundit pjesërisht për shkak të thatësirës në Rusi dhe përmbytjeve në Pakistan.

XS
SM
MD
LG