Lidhje

Dita Botërore e Popullsisë


World Population Day 2012
World Population Day 2012

Këtë vit kjo ditë përqëndrohet tek planifikimi familjar, ndërsa popullsia botërore shtohen çdo ditë me 250 mijë banorë.

Kombet e Bashkuara kanë caktuar ditën e sotme si Ditën Botërore të Popullsisë për vitin 2012, dhe theksi këtë vit është vënë tek shëndeti i riprodhimit. OKB-ja thotë se në vendet më të varfëra të botës, numri i grave të cilat dëshirojnë të përdorin kontraceptivë por nuk kanë mundësi u rrit me 9 milionë. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim tre prej këtyre vendeve.

Popullsia e botës është rreth 7 miliardë. Gjysma e saj është nën moshën 25 vjeçare.
John Seager është president i Lidhjes së Popullsisë, një organizatë që nxit stabilizimin e popullsisë botërore.

"Çdo ditë, popullatës së globit i shtohet një çerek milioni njerëz, dhe natyrisht, planeti vetë nuk është në rritje."

Seager thotë se të gjitha gratë duhet të jenë në gjendje të zgjedhin përmasat e familjeve të tyre dhe, kur ato e bëjnë këtë, zakonisht zgjedhin të kenë më pak fëmijë. Por një raport i Kombeve të Bashkuara thotë se 222 milionë gra në të gjithë botën, të cilat duan ta shmangin ose ta vonojnë shtatzaninë, nuk kanë mjete kontraceptive dhe se numri i tyre në vendet më të varfëra në botë është rritur gjatë katër viteve të fundit.

Dy nga këto vende janë Pakistani dhe India. Ilhaam Jaffer ishte e mitur kur erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Pakistani. Nëna e saj është pakistaneze ndërsa babai indian. Ajo thotë se bisedat mbi kontrollin e lindjes në vendet e prindërve të saj janë shpesh tabu, për arsye fetare dhe kulturore.

"Nëse një grua mbetet shtatzënë para kohës që ajo kishte planifikuar në mendjen e saj, arsimi, karriera dhe gjëra të tjera si këto kalojnë në plan të dytë."

Ilhaam thotë se kështu krijohet një kategori nënash të reja me fitime të ulëta, gjë që ndikon në ekonominë e vendit.

Një tjetër vend i varfër me një popullsi të madhe është Etiopia. Mahala Dejene mbërriti në Shtetet e Bashkuara dy vjet më parë dhe thotë se planifikimi familjar në Etiopi është përmirësuar.

"Më parë - nga viti në vit - ato bënin fëmijë. Tani kontrollohet lindja e fëmijës, familja. "

Kombet e Bashkuara bëjnë thirrje për qasje universale të shëndetit të riprodhimit, brenda vitit 2015. Ilhaam Jaffer mendon se ajo e di se si mund të arrihet ai objektiv:

"Mendoj se zgjidhja e vetme është edukimi i grave. Nëse edukohet një grua, edukohet një familje e tërë," - thotë ai.



XS
SM
MD
LG