Lidhje

Imazhi i Amerikës pas Fergusonit


Marrëdhëniet racore në Shtetet e Bashkuara janë rikthyer në qendër të debatit global pas vendimeve të kohëve të fundit për të mos hapur hetime për policët e përfshirë në vdekjet e dy afrikano-amerikanevë në dy raste të veçanta; njëri në Mizuri dhe tjetri në Nju Jork. Disa njerëz thonë se këto raste kanë dëmtuar imazhin e Shteteve të Bashkuara dhe ndoshta aftësitë për të ndarë vlerat e saj.

Vendimet në Ferguson dhe Nju Jork nxitën proteta të gjera dhe mbulim global të ngjarjeve nga media. Protestat vazhduan në mbarë Shtetet e Bashkuara dhe frymëzuan mbështetje në mbarë botën, përfshi këtë protestë në Londër.

Në Kolegjin Kings, studentët amerikanë e kanë diskutuar këtë nëpër klasat e tyre.

23 vjeçari Xiang Yingchao është student i ekonomikut nga Kina që ka studiuar në Shtetet e Bashkuara.

“Shtypi kinez thoshte...Amerika gjithmonë mbështet të drejtat e njeriut por shiko se ç’bëjnë për vete. Duket se kanë dy standate për të drejtat e njeriut.”

Këta të rinj kanë studiuar në Amerikë ose vizituar atë.

Ata e shohin çështjen e Nju Jorkut si rast të mos dënimit të brutalitetit policor, ndërsa Fergusonin si çështje të mjegullt. Por 53 vjeçari londinez Paul Zimmerman që studion për master thotë se detajet nuk janë aq të rendësishme sa ç’është kuptimi i përgjithëshëm.

“Ka një mendim se ajo që ka ndodhur nuk është e drejtë. Ndoshta konkluzioni është i drejtë por në njëfarë mënyre nuk ka rendësi.”

Studenti anglez 24 vjeçar Mark Eastwood bie dakord.

“Nxori në pah një çështje më të gjerë. Fergusoni dhe çfarë ndodhi në Nju Jork për mua janë çështje të racizmit strukturor.”

Po ashtu egziston ndjenja e zhgënjimit se zgjedhja e zotit Obama nuk nënkupton se të gjitha çështjet racore amerikane janë zgjidhur. Studenti Paul Zimmerman.

“Zgjedhja e një prezidenti zezak, në teori, është transformim po duhet të ndodhi shumë gjera për të korrektuar vite të tëra padrejtësi sistematike.”

Studenti Xiang Yingchao:

“Një president zezak nuk mund të bëjë këto ndryshime. Duhet të ndërrojnë sistemin e drejtësisëm dhe ligjet.”

Profesori Joshua Simon thotë se disa prej studentëve të tij shohin dy aspekte të ngjarjeve në Ferguson dhe Nju Jork.

“Ata e shohim si demostrim shokues të padrejtësive raciale të mbetura në Shtetet e Bashkuara. Shenjë ikurajuese se populli amerikan nuk do të rrijë duarkryq para ngjarjeve të tilla.”

Skenat emocionale nga funeralet shtuan ndikimin global. Profesori Simon thotë se shumë njerëz e vlerësojnë Amerikën për arritjet në marrëdhëniet racore. Por ai thotë se ngjarjet e fundit e kanë drejtuar vëmendjen tek ajo se sa shumë mbetet për tu bërë. Por gjithashtu kjo ka ndikuar tek vlerësimi ndaj Shteteve të Bashkuara si një vend udhëheqës moral.

XS
SM
MD
LG