Lidhje

Hapet qendra botërore e tregëtisë


13 vjet pas shkatërrimit të Kullave Binjake në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, grataçiela më e lartë e Amerikës, Qendra Tregëtare Botërore Një, u hap të hënën.

Me Qendrën Tregëtare Botërore Një pothuajse të përfunduar, banori i parë në ndërtesë – kompania Conde Nast Publishing – u vendos aty ndërsa vazhdonte faza përfundimtare e ndërtimit.

Conde Nast do të ketë eventualisht 2300 punonjës të shpërndarë në 24 kate. Ata që shkuan në punë të hënën ishin entuziastë dhe nuk shprehën ndonjë shqetësim për sigurinë e tyre.

“Ka shumë sigurim. Kështu që ndjehem i sigurtë,” thotë Austin Parker.

"Është tragjedi ajo që ndodhi në 2001-shin, por është një atribut i madh për Amerikën atjo që kanë bërë këtu. Ndjehem krenar për këtë punë."

Komediani Chris Rock , këtë fundjavë në shfaqjen popullore Saturday Night Live, pati një tjetër prespektivë:

“Duhet ta ndryshojnë emrin nga Kulla e Lirisë në Kulla ku nuk duhet të shkohet pasi unë për vete skam për të shkuar asnjëherë! Nuk ka asnjë rrethanë që të më çojë në atë ndërtesë.”

Vijay Remicharitar i kompanisë Conde Nast nuk është dakort me këtë përshkrim.

“Nuk mendoj se kjo ndërtesë shihet me frikë. Ajo shihet me frymëzim dhe përulje."

Conde Nast, Autoriteti Portual dhe zyrtarët e kompanisë së ndërtimit ishin gjithashtu pjesëmarrës në ceremoninë hapëse.

“Kjo është një ditë e madhe për Manhatanin e poshtëm, një ditë e mrekullueshme për qytetin e Nju Jorkut dhe për kompaninë tonë."

“Kjo është ndërtesa më e sigurtë jo vetëm këtu por kudo në botë.”

"Ju japim këtë dhuratë kujtese, për njerëzit që humbëm atë ditë të lumë. Por gjithashtu kjo është një përgjigje e asaj që mund të arrijnë njerëzit kur janë së bashku duke sjellë këtë strukturë të mrekullueshme në kujtim të tyre.”

Ndërtesa është 541 metra e lartë me 279 mijë metra katrorë sipërfaqe. 60 përqind e saj iu është dhënë me qera kompanive të ndryshme të komunikacionit, teknologjisë dhe atyre të botimit.

XS
SM
MD
LG