Lidhje

Xhafa akuzon KQZ-në për heqjen e emrave të opozitës nga fletët e votimit

  • Armand Mero
  • Tiranë

Në Shqipëri partia socialiste deklaroi sot se fushata zgjedhore nis në kushtet e një gare tërësisht të pabarabartë mes palëve ndërsa solli si shembull vendimin e fundit të Komisionit qëndror të zgjedhjeve për fletët e votimit.

Sekretari për çështjet ligjore në partinë socialiste Fatmir Xhafa deklaroi se Komisioni ka hequr nga fletët e votimit emrat e partive të koalicionit të opozitës ndërsa i ka lënë ato për koalicionin e djathtë.

Sipas zotit Xhafa kjo është një shkelje e hapur e ligjit, edhe sepse vendimi është një ndryshim i asaj që vetë KQZ sipas tij kish vendosur më parë lidhur me modelin dhe formën e fletës së votimit.

Komisioni qëndror i zgjedhjeve nga ana e tij shpjegoi se nuk kishte asnjë shkelje pasi të majtët janë regjistruar nën siglën "AA" të koalicionit Aleanca për të Ardhmen, ndërsa e djathta e ka regjistruar koalicionin nën siglën e të gjitha partive përbërëse.

Megjithatë sipas opozitës Komisioni qëndror po e fut procesin në shinë të rrezikshme për fatin e tij dhe se opozita nuk mund të ketë asnjë lloj besimi te ky komision, tha zoti Xhafa.

XS
SM
MD
LG