Lidhje

Rihapet xhamia Al-Aqsa në Jeruzalem


Xhamia Al-Aqsa në Jeruzalem u rihap sot pjesërisht, ndërsa forcat izraelite të sigurisë lejuan të futeshin për t’u lutur gra dhe burra të moshuar. Dje zona ku ndodhet xhamia ishte bllokuar tërësisht.

Forca të shtuara izraelite ishin të pranishme përreth objekteve fetare që janë të shenjta si për hebrenjtë edhe për palestinezët. Autoritetet e kufizuan hyrjen tek pjesët e dëmtuara të kompleksit, ku ndodhet xhamia, pas përleshjeve që u zhvilluan për shkak të vrasjes së një palestinezi nga forcat izraelite të sigurisë.

Presidenti palestinez Mahmud Aba e cilësoi mbylljen e xhamisë një akt lufte. Sot meshkujt nën moshën 50 vjeçare nuk u lejuan të shkojnë në xhami.

Objekti i shenjtë u mbyll pasi policia vrau një palestinez i cili dyshohet se qëlloi dhe plagosi rëndë të mërkurën, një rabi të vijës së ashpër.

Tensionet mes hebrejve dhe palestinezëve në Jeruzalem kanë qenë të larta që nga koha kur filloi lufta dy-mujore në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, ku u vranë mbi 2 mijë e 100 njerëz, shumica e tyre civilë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG