Lidhje

Një xhami e re në zonën qendrore të Tiranës


Në Shqipëri, kreu i komunitetit musliman Selim Muça, nënshkroi sot me kryeministrin Sali Berisha dhe kryebashkiakun e kryeqytetit Lulzim Basha, një marrëveshje e cila i hap rrugën ndërtimit të një xhamie të re në zonën qëndrore të Tiranës.

Xhami e re në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:36 0:00

Pas ndërtimit nga ana e katolikëve dhe ortodoksëve të katedraleve të tyre në kryeqytet, Xhamia e re plotëson veprat e kultit të tre besimeve kryesore në Shqipëri të ndërtuara pas viteve ‘90. Xhamia e Namazgjasë do të ngrihet në një shesh shumë pranë godinës aktuale të parlamentit shqiptar në një sipërfaqe prej 3500 metrash katrorë. Ajo do të jetë një objekt gjigand me një arkitekturë klasike me katër minare dhe një kube 35 metra të lartë e do të mund t’u shërbejë afër 5 mijë besimtarëve për të kryer ritet e tyre.

Xhamia e re, më e madhja në vend, do të jetë njëkohësisht dhe një objekt shumëfunksional për komunitetin mysliman ku përfshihen biblioteka, klasa, salla seminaresh e konferencash si dhe një ambient për muze.
XS
SM
MD
LG