Lidhje

Festivali i Xhazit në Nju Jork


Qyteti Poughkeepsie i Nju Jorkut po përgatitet për Festivalin e Xhazit më 18 dhe 19 gusht. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Doug Levine jep një përmbledhje të pritshmërisë së këtij festivali që përfshin kthimin e gjigandit të muzikës “soul-jazz”, Les McCann.

A e mbani mend pianistin dhe vokalistin Les McCann? Një muzikant i vet-mësuar nga Leksington i Kentakit, McCann e filloi karrierën e tij me kompaninë Pacific Jazz me trion e tij në vitet 1960. Ai iu ngjit famës me saksofonistin Eddie Harris me këngën “Swiss Movement,” të regjistruar në Festivalin Montreux të Xhazit. Tani në moshën 76 vjecare dhe i mëkëmbur pothuajse plotësisht nga një goditje në tru, McCann është gati të interpretojë një variant të ri të “Swiss Movement” me saksofonistin Javon (Juh-VON) Jackson.

please wait

No media source currently available

0:00 0:07:27 0:00
Direct link

Javon Jackson ishte anëtar i grupit Art Blakey and the Messengers dhe ka luajtur përkrah Elvin Jones and Freddie Hubbard para se të fillonte karrierën e tij solo në vitet 1990. Ai ka shoqëruar Les McCann në shumë interpretime gjatë pesë viteve të fundit, përfshi një duet nv qendrën Kenedi këtu në Uashington DC. Jackson do të interpretojë gjithashtu për nder të John Coltrane, së bashku me bateristin Jimmy Cobb, basistin Peter Washington dhe pianistin Mulgrew Miller.

Festivali i 12 i Xhazit shënon vendin e ri në brigjet e Lumit Hadson në Poughkeepsie. Festivali i parë në vitin 2000 kishte të pranishëm pianistin Ahmad Jamal, i cili ka kompozuar dhe interpretuar krijimin e titulluar “Picture Perfect.” Përvec këtyre yjeve, festivali do të paraqesë një seri të krijimeve të të rinjve të titulluar “Behind The Beat: Intro to Jazz.”

Në fundjavë do të interpretojnë pianisti George Cables, vokalistja Helen Sung, trumpetistët Eddie Henderson dhe David Weiss, basisti Cecil McBee, bateristi Billy Hart, orkestra me 12 anëtarv e xhazit latin Zon Del Barrio, dhe saksofonistët Billy Harper, Luther Francois, Craig Handy dhe Lou Donaldson.
XS
SM
MD
LG