Lidhje

Xhefri Feltman: SHBA do të respektojnë sovranitetin e Libisë

  • Zëri Amerikës

Xhefri Feltman: SHBA do të respektojnë sovranitetin e Libisë

Xhefri Feltman: SHBA do të respektojnë sovranitetin e Libisë

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit Jeffrey Feltman tha se ai siguroi qytetarët libianë se Shtetet e Bashkuara do të respektojnë sovranitetin e vendit të tyre, duke shtuar se e ardhmja e Libisë “është në duart e popullit të saj.”

Zoti Feltman u takua të mërkurën me kryetarin e Këshillit Kombëtar Kalimtar të Libisë, në kryeqytetin libian Tripoli. Ai është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Libinë, qysh nga rrëzimi nga pushteti i ish-udhëheqësit Moamar Gadafi.

Zyrtari amerikan tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë trupa tokësore në Libi dhe se po përdorin forcat e tyre ushtarake vetëm për të mbështetur misionin e udhëhequr nga NATO-ja. Zoti Feltman shtoi se Amerika do të rihapë së shpejti një ambasadë me funksione të plota në Tripoli.

XS
SM
MD
LG