Lidhje

Xheims Zogbi, një nga figurat më përfaqësuese të komunitetit arabo amerikan në SHBA


Xheims Zogbi, një nga figurat më përfaqësuese të komunitetit arabo amerikan në SHBA
Xheims Zogbi, një nga figurat më përfaqësuese të komunitetit arabo amerikan në SHBA

Xhejms Zogbi e filloi aktivitetin e tij që kur ishte student në universitet, i frymëzuar nga poeti dhe aktivisti i paqes Daniel Berrigan.

“Unë u angazhova në lëvizjen e të drejtave civile dhe në veprimtarinë kundër luftës në vitet 60-të. Kur isha në kolegj, mora pjesë në marshimet e parë dhe në organizimin e protestave dhe demonstratave të para. Unë e dija prejardhjen time, rrënjët e mia, por vetëm në vitin 1967 arrita në përfundimin se angazhimi im për paqen dhe të drejtat civile ishte i aplikueshëm edhe për njerëzit e botës arable”.

Zogbi është me origjinë libaneze. Babai i tij erdhi ilegalisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 1922 dhe u bë shtetas nëpërmjet një programi amnestie të qeverisë. Familja e nënës së tij imigroi në në vitin 1898. Ajo ishte mjaft aktive në komunitetin arab në Utika të Nju Jorkut, ku jetonte familja.

Me rritjen e angazhimit të tij me komunitetin arabo-amerikan, Zogbi iu bashkua apo krijoi një numër grupesh mbrojtëse si Shoqata Arabo-Amerikane e Diplomantëve Universitarë, Fushata Palestineze e të Drejtave të Njeriut dhe Komiteti Arabo-Amerikan kundër diskriminimit. Studimet e tij për Islamin në Universitetet Temple dhe Princeton në vitet 70-të i hapën atij horizontin. Vetë Zogbi thotë:

“Studimi i fesë, veçanërisht puna që bëra më vonë dhe pas doktoraturës për çfarë ndodh me fenë nën presion, çfarë ndodh me kulturën nën presion, më kanë ndihmuar sëtepërmi për atë që bëj sot. Mendoj se e kuptoj botën më mirë, i kuptoj njerëzit dhe mendimin e tyre më mirë. Madje, unë e kuptoj edhe Amerikën më mirë si resultat i kësaj pune”.

Ai i shfrytëzon njohuritë e tij si urë lidhëse mes Shteteve të Bashkuara dhe botës arabe, nëpërmjet një rubrike të përjevëshme, ku u shpjegon politikat amerikanë lexuesve të gazetave arabe dhe programit të tij në televizionin e Abu Dabit, i cili transmetohet nga rrjetet kabllore amerikane.

Xhejms Zogbi u afirmua si zëdhënësi kryesor i komunitetit arabo-amerikan në vitin 1984, kur iu drejtua delegatëve të Kuvendit të Partisë Demokratike në San Francisko:

“Duke qënë arabo-amerikani i parë që flet në një kuvend politik, unë dua të paraqes Xhesi Xheksonin si kanditat për president dhe të qendroj përpara botës e të them: Unë jam arabo-amerikan, babai im ishte imigrant ilegal nga një shtëpi gurri me një dhomë në kodrat e Libanit dhe qendroj këto para jush për të emëruar dikë për president, stërnipin e një skllavi. Çfarë historie më të bukur amerikane mund të dëgjoni?”

Zogbi i kuptoi se arabo-amerikanët duhet të angazhoheshin në politikë nëse shpresonin të ndikonin në plitikën amerikane dhe udhëheqësit e qeverisë amerikane. Kështu, në vitin 1985, ai themeloi Institutin Arabo-Amerikan, i cili njihet tani si krahu studimor politik i komunitetit arabo-amerikan.

Zogbi vazhdon të jetë një figurë e shquar në Partinë Demokratike, duke shërbyer si këshilltar në administratat Klinton dhe Obama. Ai ka dëshmuar para një sërë komisionesh të Kongresit rreth politikave amerikane në Lindjen e Mesme dhe për të drejtat civile të arabëve dhe myslimanëve amerikane.

“Ne kemi një luftë të gjatë para nesh, por sa më e vështirë që bëhet ajo, aq më të fortë bëhemi ne dhe aq më mirë i përgjigjemi asaj. Tani dielli është mbuluar nga reja, por reja do të kalojë. Unë e kam parë këtë të ndodhë shumë herë më parë, por më në fund drejtësia do të fitojë, forca e komunitetit tonë do të triumfojë, ne do ta kapërcejmë çështjen e ndërtimit të xhamisë në Kuotën Zero, ne do të kapërcejmë urrjetjen dhe diskriminimin, ne do të kemi drejtësi dhe paqe në Lindjen e Mesme, sepse nuk ka alternativë tjetër, sepse ne bëhemi gjithnjë e më të fortë duke punuar dhe luftuar”.

Nëpërmjet Institutit Arabo-Amerikan, Xhejms Zogbi ka mobilizuar elektroratin arabo-amerikan, duke e marrë atë nga periferitë e politikës amerikane dhe duke krijuar një identitet që njihet jo vetëm nga partitë politike, por edhe nga media kombëtare dhe publiu amerikan.

XS
SM
MD
LG