Lidhje

Xhejms Berisha: Prisja më tepër ndihmë nga qeveria e Kosovës


Xhejms Berisha: Prisja më tepër ndihmë nga qeveria e Kosovës
Xhejms Berisha: Prisja më tepër ndihmë nga qeveria e Kosovës

Piloti nga Kosova me shtetësi amerikane James Berisha, thotë se shpresonte më tepër ndihmë nga qeveria e Kosovës për misionin e tij të fluturimit në Afrikë që synon të sigurojë më tepër njohje në favor të shtetit të ri. Ai thotë se për fat të keq nuk e ka patur këtë ndihmë dhe ai ia hedh fajin mentalitetit me të cilin zyrtarët i shohin nisma të tilla. Sipas zotit Berisha, misioni i tij në pothuajse të gjitha vendet afrikane i ka siguruar Kosovës miliona dollarë publicitet, pasi ka shërbyer si një reklamë për vendin e tij, me intervistat dhe takimet që ai vetë ka zhvilluar në secilin vend. Zoti Berisha ka ardhur në Shtetet e Bashkuara pas një alsidenti të rëndë në Sudan, ku bëri një ulje të detyruar në një rrugë pranë shkretëtirës. Megjithë këto vështirësi, piloti thotë se do ta vazhdojë misionin e tij në Afrikë.

XS
SM
MD
LG