Lidhje

Xhejms Franko dhe An Hathëuej prezantues në ceremoninë e çmimeve Oscar


Xhejms Franko dhe An Hathëuej prezantues në ceremoninë e çmimeve Oscar
Xhejms Franko dhe An Hathëuej prezantues në ceremoninë e çmimeve Oscar

Megjithëse Xhejms Franko dhe An Hathëuej kanë qenë protagonistë të shumë filmave, pjesëmarrja si prezantues në ceremoninë e çmimeve Oscar të këtij viti do të jetë një eksperiencë e re për ta.

Vetëm 28 vjeç, An Hathëuej do të jetë prezantuesja më e re në ndarjen e çmimeve Oscar. Ajo thotë se megjithë paratë dhe famën që ka fituar deri tani, pjesëmarrja në Oscars do të jetë një nga përjetimet më të veçanta.

Ndërsa Franko thotë se ceremonia e këtij viti do të jetë më e shkurtëra në historinë e çmimeve Oscar. Me shaka, Hathëuej dhe Franko thonë se po përpiqen të gjejnë taktika se si t’i largojnë njerëzit sa më shpejt nga skena.

Ceremonia e 83-të e Çmimeve të Akademisë do të mbahet të dielën me 27 shkurt në Hollivud të Los Anxhelosit.

XS
SM
MD
LG