Lidhje

Cameron: Britania, luftë me çdo mjet kundër xhihadizmit


Kryeministri britanik David Cameron premtoi se do të përdorë çdo mjet për të luftuar xhihadizmin.

Kryeministri britanik refuzoi të konfirmojë identitetin e Xhihadit John, militanti i Shtetit Islamik, i identifikuar nga media si programues kompjuterash nga Londra.

Zoti Cameron tha se nuk mund të komentonte për këtë çështje, por këmbënguli se Britania po bën gjithçka për t’u përballur me kërcënimet e sigurisë.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit konfirmuan dje se personi që shfaqet në disa video me pengjet është Mohammed Emvazi.

Një zyrtar i lartë britanik i tha gazetës New York Times se Emvazi ishte identifikuar disa kohë më parë, por Londra nuk e kishte deklaruar emrin e tij për arsye sigurie.

XS
SM
MD
LG