Lidhje

Xhimi Karter në Korenë e Veriut

  • Zëri Amerikës

Xhimi Karter në Korenë e Veriut

Xhimi Karter në Korenë e Veriut

Një grup udhëheqësish tani në pension, të kryesuar nga ish-presidenti amerikan Xhimi Karter, mbërriti në Korenë e Veriut për një vizitë tre-ditëshe, e cila pritet të përqëndrohet tek çështjet bërthamore dhe kriza humanitare në rritje.

Grupi, i cili përfshin tre ish-kryetarë shtetesh evropiane, u prit sot në Phenian nga zëvendësministri i jashtëm koreanoverior Ri Jong Ho. Një grup fëmijësh i dhuruan lule mysafirëve. Gazetarët u lejuan të shihnin mbërritjen e delegacionit, por nuk u lejuan t’i bënin atyre pyetje.

Vizita e ish-udhëheqësve në Korenë e Veriut kryhet në kuadrin e fillimit të një raundi të ri diplomacie, që synon rifillimin e bisedimeve 6-palëshe për programet bërthamore të Koresë së Veriut. I dërguari kryesor kinez në bisedime, Wu Dawei, shkoi sot në Korenë e Jugut, për të diskutuar lidhur me kushtet e rifillimit të bisedimeve.

XS
SM
MD
LG