Lidhje

Xhimi Karter viziton Kubën

  • Zëri Amerikës

Xhimi Karter viziton Kubën

Xhimi Karter viziton Kubën

Ish-presidenti amerikan Xhimi Karter ndodhet për vizitë në Kubë, ku do të takohet sot me presidentin Raul Castro, takim që zoti Carter e ka cilësuar si “mision privat, joqeveritar”.

Zoti Karter dhe bashkëshortja e tij Rosalynn e filluan dje vizitën tre-ditore në Kubë, për të diskutuar mbi mënyrat për përmirësimin e marrëdhënieve mes Washingtonit dhe Havanës.

Fondacioni i tij, Qendra Karter, thotë se kishte marrë ftesë nga qeveria kubane për vizitën. Kjo vizitë ndodh pasi kontraktori i qeverisë amerikane Alan Gross filloi të kryejë dënimin 15-vjeçar me burg këtë muaj, pas akuzës për çuarjen në Kubë të pajisjeve të komunikacionit në mënyrë të paligjshme.

XS
SM
MD
LG