Lidhje

Xhon Hantsmën shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2012


Xhon Hantsmën shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2012
Xhon Hantsmën shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2012

Jon Huntsman, ish-guvernator i shtetit të Utah-s dhe ish-ambasador i SHBA në Kinë, shpalli sot zyrtarisht kandidaturën për në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, si kandidat i Partisë Republikane.

Zoti Huntsman e bëri të njohur sot kandidaturën e tij nga Nju Jersey, me Statujën e Lirisë në sfond, pikërisht nga vendi ku shpalli kandidaturën Presidenti Regan në vitin 1980. Zoti Huntsman u zgjodh për dy herë rresht guvernator i shtetit Utah, por u largua para kohe nga mandati i tij dytë, për të shërbyer si ambasador në Kinë i administratës Obama.

Ai ka qenë po ashtu ambasador i SHBA në Singapor, kur president ishte Xhorxh H.W. Bush. Jon Huntsman i bashkohet kështu grupit të kandidatëve presidencialë republikanë: Mit Romnit, ish-guvernator i Masachusetsit, Newt Gingritch-it, ish Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmenëve Michelle Bachman e Ron Pol, si dhe ish-guvernatorit të Minesotës, Tim Poulenty.

Ashtu sikurse zoti Romni, Huntsman është i besimit Mormon dhe kjo mund të nxjerrë porbleme për kandidaturën e tij. Një anketim i ri tregon se 1 në 5 amerikanë nuk do të votonin për një kandidat presidencial të besimit mormon.

XS
SM
MD
LG