Lidhje

Shteti i Xhorxhias ekzekuton 47-vjeçaren Gissendaner


Në shtetin amerikan të Xhorxhias u ekzekutua sot një grua, e cila u gjet fajtore për vrasjen e të shoqit, megjithë manovrat ligjore të minutës së fundit dhe një apel personal nga Papa Françesku, për ta lënë atë të jetojë.

Kelly Gissendaner u ekzekutua sot në mëngjes me inxheksion vdekjeprurës në një burg pranë Atlantës.

Në vitin 1997, ajo u dënua për komplot për vrasje, që rezultoi në vdekjen e bashkëshortit të saj. Vrasja u krye nga i dashuri i saj, Gregory Owen, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.

Fëmijët e Kelly Gissendanerit shkuan dje para Bordit të Faljes dhe Lirimit me Kusht të Xhorxhias, për të kërkuar që nënës së tyre t’i falet jeta, por kërkesa e tyre u refuzua.

47-vjeçarja Gissendaner është gruaja e vetme në shtetin e Xhorxhas, e cila ekzekutohet nga ky shtet, që nga viti 1945.

Peshkopi Carlo Maria Vigano, përfaqësuesi diplomatik i Papës, i dërgoi një letër Bordit për Falje dhe Lirim me Kusht të Xhorxhas, në emër Papa Françeskut, ku i kërkonte bordit ta ndërrronte vendimin e dënimit me vdekje të Gissendanerit, "duke marrë një vendim, i cili të shprehë njëkohësisht drejtësi dhe mëshirë.”

Bordi është i vetmi entitet ligjor i Xhorxhias, i autorizuar për ndërruar vendimet e gjykatës.

XS
SM
MD
LG