Lidhje

Kostantin Xhuvani në gjykatë


Në Shqipëri, Kostantin Xhuvani, autori i dyshuar i katër vrasjeve të ndodhur tre ditë më parë në një lokal në Tiranë, u paraqit sot në gjykatë ku atij ju konfirmua masa e sigurisë arrest me burg.

Seanca e sotme ishte vetëm një formalitet. Në sallën e gjyqit nuk kishte asnjë të afërm të Xhuvanit, madje nuk u paraqit as avokati i zgjedhur prej tij, që e detyroi gjykatën t’i caktonte atij një tjetër avokat mbrojtës. Xhuvani është mjaftuar vetëm më dhënien e gjeneraliteteve, ndërsa nuk ka pranuar të thotë asgjë mbi vrasjen, sikundër ka bërë edhe përpara prokurorëve.

Kostantin Xhuvani, 25 vjec, akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese të dy ose me shumë personave”, dhe “Armëmbajtje pa leje”. Për akuzën e parë, Kodi penal parashikon një minimum prej 20 vitesh burgim deri në burg të përjetshëm, ndërsa për akuzën e dytë nga 5 deri 15 vite burg. Prokuroria ka deklaruar se nga të gjithë provat dhe ekspertiza e kryer, rezulton se të katër personat e vrarë janë qelluar nga e njëjta pistoletë e cila mendohet se është përdorur nga Xhuvani.

25-vjecari ka qenë i dënuar dhe më parë për një tjetër vrasje të kryer në 2011. Ndërsa emri i tij është shfaqur edhe herë të tjera për probleme me ligjin.

XS
SM
MD
LG