Lidhje

Yellen emërohet në krye të Rezervës Federale


Presidenti Barak Obama emëroi zonjën Janet Yellen si kryetare të Rezervës Federale.

Në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama shprehu fjalë vlerësimi për zonjën Yellen. Nëse konfirmohet nga Senati, 67 -vjeçarja Yellen do të zëvendësojë zotin Ben Bernanke, të cilit më 31 janar i mbaron mandati i dytë në postin e kreut të bankës qendrore amerikane. Ajo do të ishte gjithashtu gruaja e parë në krye të Bankës Qendrore amerikane.

Janet Yellen aktualisht është nënkryetare e Rezervës Federale. Më parë, ajo ka qenë profesore në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, kryetare e Bankës së Rezervës Federale në San Francisko dhe këshilltare presidenciale.

Fjalimet dhe komentet e saj publike favorizojnë politikat e normave të ulëta të interesit që zoti Bernanke i ka përdorur në përpjekje për të ulur papunësinë dhe për të rimëkëmbur ekonominë amerikane nga recesioni, më i rëndi në disa dekada.

Kandidati tjetër i presidentit Obama për këtë post, ish- Sekretari i Thesarit dhe këshilltari presidencial Larry Summers, u tërhoq për shkak të kundërshtimeve nga disa senatorë të Partisë Demokrate të presidentit Obama.
XS
SM
MD
LG