Lidhje

Sulm ajror në një kamp refugjatësh në Jemen


Një sulm ajror pranë një kampi refugjatësh në Jemen sot vrau të paktën 15 persona, në dhunën e fundit të vendit të përfshirë nga lufta.

Punonjësit e ndihmave thanë se bombardimi kishte si shënjestër një bazë ushtarake aty pranë në distriktin verior të Haradit.

Që nga e enjtja, një koalicion i udhëhequr nga sauditët ka kryer bombardime ajrore kundër rebelëve shiitë huthi ndërsa ata përparojnë nga kryeqyteti Sana drejt qytetit port Aden.

Presidenti i tanishëm i vendit, Abd-Rabbu Mansour Hadi, e ka shpallur Adenin si kryeqytet të përkohshëm para se ai të largohet nga vendi për në Riad javën e kaluar. Drejtuesit arabë kanë premtuar të vazhdojnë fushatën ushtarake derisa rebelët huthi të mbështetur nga Irani të dorëzohen.

XS
SM
MD
LG