Lidhje

Sulm vetëvrasës në Jemen, dhjetra të vrarë


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dënoi një sulm vetëvrasës që ndodhi sot në Jemen. Zyrtarët jemenas thanë se një autor sulmi vetëvrasës me bombë vrau të paktën 48 ushtarë dhe plagosi 50 të tjerë në qytetin-port të Adenit.

Sipas zyrtarëve, ushtarët ishin mbledhur në një bazë ushtarake për të marrë pagën. Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi ekstremist Shteti Islamik. Sulmi ndodh ndërsa Sekretari Kerry ndodhet në Arabinë Saudite për një takim me Mbretin Salman dhe zyrtarë të tjerë. Bisedimet pritet të fokusohen tek lufta civile në Jemen. Arabia Saudite kryeson një koalicion që lufton në Jemen kundër rebelëve huthi që kanë mbështetjen e Iranit.

XS
SM
MD
LG