Lidhje

Marshim proteste në Jemen


Mijëra jemenas marshuan sot në shenjë proteste kundër grupit rebel shiit Houthi, dy ditë pas dorëheqjes së presidentit dhe qeverisë.

Demonstruesit marshuan nga një shesh pranë Universitetit të Sana’as drejt ish-rezidencave të udhëheqësve të vendit në kryeqytet.

Dje, zyrtarë të lartë amerikanë të sigurisë thanë se operacionet anti-terrorizëm të Shteteve të Bashkuara në Jemen, janë ndërprerë, pas rrëzimit të qeverisë që gëzonte mbështetjen amerikane.

Burimet thonë se dorëheqja e presidentit dhe qeverisë jemenase i ka lënë operacionet anti-terror amerikane në vend “të paralizuara”.

XS
SM
MD
LG