Lidhje

Të paktën 25 të vrarë në një xhami në Jemen


Arkiv
Arkiv

Sulmi u krye gjatë kohës kur besimtarët po kryenin faljen e namazit me rastin e kremtes së Kurban Bajramit

Dy sulmues vetëvrasës, sulmuan një xhami në kryeqytetin e Jemenit duke vrarë të paktën 25 veta që po merrnin pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit.

Shpërthimi në Sana goditi një xhami të drejtuar nga grupi shiit huthi, që mori qytetin nën kontroll një vit më parë.

Ende askush nuk mori përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Kryengritësit e grupit sunit, Shteti Islamik, që i konsideron shiitët si heretik, ka kryer disa sulme në Jemen gjatë muajve të fundit, përfshirë edhe sulmet me makina bombë në Sana.

Militantët e kanë ndërlikuar situatën edhe ashtu të rëndë në Jemen, që po përballet me konfliktin ndërmjet huthive dhe qeverisë së presidentit Abdu Rabu Mansour Hadi, si dhe me praninë e Al- Qaidas në gadishullin arabik. Më shumë se 4 mijë e 500 veta kanë humbur jetën dhe shumë më tepër janë në situatë të rëndë e pa ndihma humanitare.

Hadi, i cili iku nga Sana për në qytetin port Aden në jug të vendit e më pastaj në Arabinë Saudite, u kthye në Aden të martën, pasi që forcat pro qeveritare të mbështetura nga sulmet ajrore të drejtuara nga sauditët, ndoqën huthit nga qyteti.

XS
SM
MD
LG