Lidhje

Kriza në Jemen


Në Jemen, rebelët Huthi edhe sot qëndruan jashtë Pallatit Presidencial, një ditë pas arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund krizës së krijuar në kryeqytetin e vendit.

Marrëveshja kërkon tërheqjen e rebelëve dhe lirimin e shefit të personelit të presidentit Abd Rabbuh Mansour Hadi, i cili vazhdon të mbahet peng nga rebelët.

Presidenti Hadi tha dje se do të anulonte miratimin e një amendamenti kushtetues që grupi Huthi e kundërshton, duke shtuar se si përfaqësuesit e fraksionit

Mbështetja për institucione gjithëpërfshirëse në Jemen vjen pas dhunës tre ditore në kryeqytetin Sana, që është pritur me shqetësim nga komuniteti ndërkombëtar.

Huthi, ashtu edhe ata të lëvizjes separatiste Hirak kanë të drejtë të emërohen në gjithë institucionet e vendit.

XS
SM
MD
LG