Lidhje

Ylli i futbollit brazilian Ronaldo përfundon karrierën e suksesshme me ekipin kombëtar


Ylli i futbollit brazilian Ronaldo përfundon karrierën e suksesshme me ekipin kombëtar
Ylli i futbollit brazilian Ronaldo përfundon karrierën e suksesshme me ekipin kombëtar

Përfundon karriera e suksesshme me ekipin kombëtar e yllit të futbollit brazilian Ronaldo.

Tri herë fituesi i çmimit të FIFA-s si futbollisti më i mirë i vitit, Ronaldo i dha fund pjesëmarrjes me kombëtaren të martën, me një ceremoni emocionale pas ndeshjes miqësore Brazil – Rumani në San Paulo.

Ronaldo njoftoi se do ta linte futbollin në muajin shkurt, pas një kariere 18 vjeçare. Sulmuesi 34 vjeçar luajti për rreth 15 minuta në ndeshjen me Rumaninë që u fitua 1 me 0 nga Brazili. Ai u fut në ndeshje në minutën e 30 dhe luajti deri në fund të pjesës së parë.

Ronaldo ka luajtur me përfaqësuesen braziliane në katër kupa bote, duke fituar dy prej tyre. Ai mban rekordin e botërorëve me 15 gola. Vetëm i madhi Pele, ka shënuar më shumë gola se ai në ndeshjet e kombëtares braziliane.

Si lojtar i ri, Ronaldo ishte pjesë e kombëtares braziliane që fitoi Kupën e Botës të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara. Momenti i tij më i madh ishte në Botërorin e vitit 2002, kur i sapo shëruar nga një prej dëmtimeve të shumta në gju, ai shënoi dy gola në finale me Gjermaninë, duke i dhënë Brazilit titullin e 5 Kampion i Botës.

Ronaldo ka shënuar 67 gola në 104 ndeshje të kombëtares braziliane, duke u renditur i dyti, pas Peles me 95 gola.

XS
SM
MD
LG