Lidhje

Ymeri: qeverisë së Kosovës i mungon vullneti i duhur politik

  • Ilir Ikonomi

Ymeri: qeverisë së Kosovës i mungon vullneti i duhur politik

Ymeri: qeverisë së Kosovës i mungon vullneti i duhur politik

Visar Ymeri, kryetar i grupit parlamentar të lëvizjes Vetvendosje, thotë se qeverisë së Kosovës i mungon vullneti i duhur politik për ta shtrirë autoritetin në të gjithë territorin e vendit. Ai ishte në Uashington si pjesë e rrjetit ndërkombëtar të parlamentarëve që mbikqyrin Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Zoti Ymeri thotë se në veri, kundershtimi kryesor vjen nga strukturat paralele të Serbisë dhe jo nga popullata serbe që jeton atje prej një kohe të gjatë. Ai thotë se lëvizja që përfaqëson mendon se çështja e veriut është e zgjidhshme dhe duhet të zgjidhet patjetër, pasi kjo është pjesë e Kosovës, si çdo pjesë tjetër dhe nuk mund të ketë kurfarë trajtimi të veçantë.

Zoti Ymeri thotë se vendet që e kanë njohur Kosovën do ta pranonin një shtrirje të autoritetit të qeverisë në të gjithë territorin e vendit. Ai nuk mendon se bisedimet e drejtpërdrejta me Beogradin, të cilat pritet të rifillojnë së shpejti, po sjellin ndonjë dobi për Kosovën. Sipas tij, Serbia po përpiqet që përmes bisedimeve të normalizojë një gjendje që është anormale.

Ai mendon se propozime të tilla si ai për një status special për veriun, do të shkaktonin një mosfunksionim të vazhdueshëm të shtetit të Kosovës.

Deputeti i “Vetvendosjes” thotë se lëvizja që ai përfaqëson nuk ka asgjë kundër vendeve mike që e kanë njohur Kosovën, por sipas tij, thellimi i marrëdhënieve me këto vende është i pamundur për shkak se krerët politikë të vendit po i përdorin këto marrëdhënie për përfitim personal.

XS
SM
MD
LG