Lidhje

Nju Jork: Hapet ekspozitë me video nga YouTube


Nju Jork: Hapet ekspozitë me video nga YouTube
Nju Jork: Hapet ekspozitë me video nga YouTube

Në muzeun Gugenhaim të Nju Jorkut u ekspozuan këto ditë disa Video të mara nga YouTube. Ekspozita është një përpjekje për paraqitjen e një videoteke me përmasa të jashtëzakonshme.

Në YouTube shihen mesatarisht dy miliardë video nga njerëz nga e gjithë bota. Megjithëse ekspozita është një paraqitje në miniaturë e videove të publikuara në YouTube nga njerëz anembanë globit, ajo arrin të paraqesë realizimet e jashtëzakonshme artistike të një pjese të videove në ekspozuara në internet.

Ekspozita “YouTube Play” është një bashkëpunim i Muzeut Solomon Gugenhaim dhe kompanisë Google Inc, që ka në pronësi YouTubin. Në të u paraqitën 25 video artistike, të cilat u përzgjodhën nge producenti Darren Aronofsky dhe nga grupi muzikor Animal Collective. Videot u morën në internet, në adresën YouTube.com/play.

XS
SM
MD
LG