Lidhje

“Rruga e Mëndafshit” kultivon muzikën ndërkulturore


Për 15 vjet, Ansambli “Rruga e Mëndafshit”, një grup muzikantësh botërorë drejtuar nga violonçelisti i famshëm Yo-Yo Ma, ka mahnitur audiencat me virtuozitetin, bashkëpunimet ndërkulturore dhe harmoninë e vet, në një formë të ngjashme me rrugën e lashtë tregëtare me të njëjtin emër. Për 31 anëtarët e ansamblit, ky ka qenë edhe një udhëtim për të njohur vetveten.

Muzikaliteti i larmishëm i Ansamblit të Rrugës së Mëndafshit, herë-herë krejtësisht tradicional dhe herë-herë thjesht hibrid, pasqyron llojet e pafundme të muzikës së vetë kësaj rruge. Erëza, vajra aromatikë, gurë të çmuar dhe sigurisht mëndafsh transportoheshin dhe shiteshin përgjatë rrugës tregëtare 6 mijë e 500 kilometra të gjatë që shtrihej nga Kina në Mesdhe.
Ansambli “Rruga e Mëndafshit”
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:22 0:00

Por violonçelisti dhe Ambasadori i OKB-së për paqen Yo-Yo Ma thotë se shkëmbimet dhe mirëkuëtimi ndërkulturor ishin prodhimet më të çmuara të rrugës së lashtë. Yo-Yo Ma e themeloi Ansamblin, anëtarët e të cilit përfaqësojnë 20 vende, për të shprehur frymën e eksplorimit dhe shkëmbimit.

“Ne u përpoqëm që përmes muzikës dhe kulturës të gjejmë se çfarë kemi të përbashkët”.

Kur Cristina Pato filloi të interpretonte gajden galiciane kur ishte fëmijë, ajo nuk mendonte kurrë se do të dhëtonte me të përtej fshatrave dhe kullotave të largëta të Spanjës.

“Të shkëmbeja përvojën time me Sandeep Das nga India, Kojin nga Japonia dhe Kehanin nga Persia, dhe të zbuloja se ka më shumë gjëra që nga lidhin sesa që na ndajnë, ishte një pikë kthese dhe një përvojë vërtet e mrekullueshme”.

Yo-Yo Ma është kujdesur që të ngjallë besim mes anëtarëve të Ansamblit, që secili më vete është një virtuoz brenda traditës së vet. Megjithatë ata bashkëpunojnë me lehtësi dhe improvizojnë me njëri-tjetrin.

“Pra ndoshta një personi i lind një ide dhe ne e ndjekim. Dhe pastaj dikush tjetër nga një traditë tjetër, apo fushë tjetër sjell një ide tjetër dhe ne ndryshojmë drejtim”.

Muzikantit indian Sandeep Das i pëlqen kur gjen terren të përbashkët me kolegët e tij.

“Është kënaqësia dhe besimi që na ndihmojnë të bashkëpunojmë për gjëra që duken nga jashtë krejt të ndryshme, por që në fakt në thelb janë e njëjta gjë”.

Muzikantët e Rrugës së Mëndafshit sjellin frymën e përfshirjes në skena të ngrohta intime dhe madhështore, si Lojrat Olimpike për personat me aftësi të kufizuara në Shangai në 2007-ën.

“Është pjesëmarrje e plotë sepse si filozofi, mendoj se një nga mënyrat se si mund ta përcaktojmë çdo lloj kulture është sesi shoqëria i trajton qytetarët e saj më të brishtë”.

Festivali veror i Muzikës në Tanglewood të Masaçusetsit është rezidenca kryesore e Ansamblit. Dokumentari “Live from Tanglewood” i tregon muzikantët në kohë të lirë, duke bërë seminare dhe duke interpretuar, si edhe në bashkëpunime të pazakonta muzikore dhe si solistë.

Ajo që Ma thotë se edukimi “i vënë në lëvizje nga pasioni” është në zemër të misionit. Pas turneve, anëtarët e Rrugës së Mëndafshit shpesh qëndrojnë për të dhënë klasa muzike në vende si Kina, Azerbajxhani, Turqia dhe Brazili.

Në Shtetet e Bashkuara, anëtarët e Ansamblit ofron masterklasa në konservatore dhe shkolla. Yo-Yo Ma thotë se arti ndihmon për të gjetur një ekuilibër mes njohjes së vetvetes dhe ndërgjegjësimit për botën jashtë teje.

“Dhe mendoj se ne duam që kjo të jetë motori i kurioziteti, të gjesh se sa vende mund t’i ndjesh si shtëpinë tënde, se në sa mënyra mund ta bësh diçka tënden”.
XS
SM
MD
LG