Lidhje

Zaev paraqet audio-regjistrime të reja

  • Isak Ramadani

Drejtuesi opozitar në Maqedoni, kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev paraqiti audio-regjistrime të reja të zyrtarëve qeveritarë të cilët dëgjohen duke folur për shpenzime të palogjikshme që i bën qeveria në një kohë kur mungojnë paratë për gjëra elemenetare nëpër instucionet e vendit.

Zëvendës-kryeministri dhe ministër i Finanacave Zoran Zaev dhe ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në një bisedë të përgjuar telefonike midis tyre flasin për krizën në buxhetin e vendit; ndërsa kryeministri Nikolla Gruevski kërkonte të blihen njëqind piktura të shtrenjta për një muze të ri. Dy anëtarët e qeverisë dëgjohen duke përdorur fjalë fyese për kryeministrin, anëtarë të tjerë të qeverisë dhe të partisë së tyre amë VMRO-DPMNE për shkak të skandaleve korruptive.

Drejtuesi i Lidhjes Social Demokrate Zoran Zaev u tha gazetarëve se dispononte me materiale edhe për rastin “Monstra” – për çka tre shqiptarë u dënuan me burg të përjetshëm dhe tre të tjerë me më shumë vite burg – por se opinioni do të duhet të jetë i durueshëm se të gjitha skandalet, siç tha, do të pubikohen një nga një!

Partia VMRO pretendon se regjistrimet të jenë bërë nga një shërbim i huaj sekret dhe se zoti Zaev të jetë spiun i huaj, ndërsa ky i fundit thotë se ka dëshmi që përgjimet janë bërë me urdhër të kryeministrit dhe të shefit të shërbimit sekret maqedonas. Siç duket, në mesin e të përgjuarve ka dhe ambasadorë e diplomatë perëndimorë. Skandali po e thellon krizën politike në Maqedoni.

XS
SM
MD
LG