Lidhje

Xhezair Zaganjori tërheq kandidaturën


Në Shqipëri procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, mori sot një kthesë të papritur kur pasdite, kandidati i propozuar nga shumica, anëtari i Gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori njoftoi tërheqjen e tij nga gara.

Zoti Zaganjori nuk u zyrtarizua asnjëherë nga shumica për shkak të mungesës së një marrëveshjeje me opozitën e cila e kundërshtoi kandidaturën e tij si një propozim të njëanshëm.



Në një intervistë për Top Channel zoti Zaganjori ka deklaruar se nuk do të përfshihet në raundin e katërt pasi e konsideronte shumë të rëndësishëm faktin që opozita nuk kishte besim tek ai. Kjo – sipas tij – do të paragjykonte vendimmarrjen e tij të ardhshme në një kohë që Shqipëria, sic theksoi zoti Zaganjori përballet me sfida të jashtëzakonshme.

Vendimi i zotit Zaganjori erdhi në një moment shumë të rëndësishëm të procesit për zgjedhjen e presidentit. Sot në parlament u dogj edhe raundi i tretë i votimit. Në dy raundet e ardhshme nuk kërkohet më një shumicë e cilësuar, por presidenti mund të zgjidhet edhe me 70 plus 1 votë.

Në një situatë të tillë janë të shumta pikëpyetjet që shtrohen. I rëndësishëm për t’u parë është qëndrimi që do të mbajë partia demokratike në pushtet. Nëse ajo do të përpiqet të hape një proces dialogu me opozitën, për gjetjen e një figure që të ketë mbështetjen e të gjitha palëve, apo do të kufizohet vetëm të shfrytëzojë rigorozisht hapësirën që i jep kushtetuta dhe do t’i rikthehet idesë fillestare të zgjedhjes së një eksponeti të vet.

Në një rast të tillë pikëpyetjet shtrohen mbi qëndrimin e Lëvizjes socialiste për Integrim, aleati kryesor në koalicion qeverisës të kryeministrit Sali Berisha. Drejtuesit e saj, janë shprehur publikisht, në fillim të procesit, se ishin kundër zjedhjes se një figure politike nga partia demokratike
XS
SM
MD
LG