Lidhje

Ivanov përsërit komentet për ndërhyrje të Tiranës në punët e Maqedonisë


Në Shkup ishte për vizitë të enjten Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier për t’u njohur nga afër me krizën politike të thelluar kohët e fundit, pasi presidenti Gjorgje Ivanov po refuzon t’ia japë mandatin shumicës parlamentare për formimin e qeverisë së re.
Zanier ka takuar presidentin maqedonas dhe drejtuesit e partive të përfshira në parlamentin e vendit.
Zyrtari evropian është shprehur i shqetësuar në lidhje me zhvillimet në Maqedoni, ndërkohë që u ka bërë thirrje drejtuesve politikë që t’i japin fund krizës politike në interes të qytetarëve.
Sipas një njoftimi nga zyra e OSBE-së, zoti Zanier ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit sigurojnë një bazë të fortë për formimin e qeverisë dhe bëri thirrje për fillimin e punës së parlamentit në kornizat e parimeve demokratike dhe në përputhje me sundimin e ligjit.
Zanier in Skopje
Zanier in Skopje
Ndërkaq, nga kabineti i presidentit Ivanov kanë njoftuar se ky i fundit ka përsëritur qëndrimin tashmë të njohur se “platforma e Tiranës” duhet të dënohet dhe të hidhet poshtë, si dhe përzierja, sipas tij, në punët e brendshme të Maqedonisë.
Nga ana tjetër, i dërguari i posaçëm gjerman për Evropën juglindore Kristian Helbah, i cili gjithashtu ishte në Shkup, tha se nuk mendon që platforma e partive shqiptare rrezikon sovranitetin e Maqedonisë.
Ambasadori Helbah tha se duhet të formohet sa më shpejt qeveria, për t'iu përkushtuar reformave, me qëllim që Maqedonia të kapërcejë krizën politike dhe të kthehet në rrugën e integrimeve euro-atlantike.
Zyrtari i lartë gjerman theksoi se shpreson që presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov do t’i respektojë rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe do t’i mundësojë shumicës parlamentare ta formojë qeverinë.
XS
SM
MD
LG