Lidhje

Zanier: Janë pjekur kushtet për dialog të drejpërdrejtë Prishtinë-Beograd


Zanier: Janë pjekur kushtet për dialog të drejpërdrejtë Prishtinë-Beograd
Zanier: Janë pjekur kushtet për dialog të drejpërdrejtë Prishtinë-Beograd

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zanier, tha sot në Prishtinë se e janë pjekur kushtet për fillimin e një dialogu të drejtpërdrejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se rrethanat aktuale, pas procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, janë të rëndësishme dhe se tani ekzistojnë të gjitha kushtet për një dialog ndërmjet të dyja palëve.

“Është e rëndësishme për qëndrueshmërinë afatgjate të Kosovës, që të gjejë rrugë për të çuar përpara pajtimin në mes të komuniteteve. Veriu është posaçërisht një çështje sfiduese, prandaj kërkohet më shumë vëmendje dhe më shumë punë për atë rajon”, ka deklaruar Lamberto Zannier pas një takimi me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Prishtina, ndërkaq, kundërshton çfarëdo bisedimesh për çështje të brendshme të Kosovës, por shprehet e gatshme të bisedojë me Serbinë për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët të të dyja vendeve.

XS
SM
MD
LG