Lidhje

Zardari: Vrasja e bin-Ladenit u krye pa bashkëpunimin e Pakistanit

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Zardari: Vrasja e bin-Ladenit u krye pa bashkëpunimin e Pakistanit

Zardari: Vrasja e bin-Ladenit u krye pa bashkëpunimin e Pakistanit

Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari thotë se vrasja e kreut të al-Kaidës Osama bin-Laden nuk u bë në bashkëpunim me vendin e tij, por theksoi se një dekadë bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara çoi në eliminimin e kërcënimit ndaj botës së civilizuar.

Në një pjesë opinioni të publikuar nga gazeta The Washington Post, zoti Zardari reagoi ndaj kritikave që sugjerojnë se Pakistani nuk i ka ndjekur me agresivitet terroristët, dhe tha se vendi i tij është ndoshta viktima më e madhe e terrorizmit.

Ai tha se Pakistani është i kënaqur që ka arritur të identifikojë një korrier të al-Kaidës, për të cilin, zyrtarët amerikanë thanë se i ka ndihmuar të arrinin deri tek bin-Ladeni.

Ish presidenti pakistanez Pervez Musharraf tha se Shtetet e Bashkuara janë për t’u fajësuar po aq për dështimet e zbulimit në lidhje me bin-Ladenin.

“Kjo është edhe dështim i CIA-s e cila po bashkëpunonte me Pakistanin. Por çdo supozim se ushtria apo zbulimi pakistanez e dinte se ai banonte aty, është gabim”.

Në Pakistan, ku forcat amerikane gjetën dhe vranë terroristin më të kërkuar në botë, lajmi çuditi shumë banorë.

“Ky ishte vendi më i sigurt në Pakistan, dhe nuk mendoj se do të vazhdojë të jetë kështu. Do të ketë pasoja, dhe al-Kaida do të planifikojë sulme hakmarrëse, veçanërisht në këtë zonë dhe në të gjithë Pakistanin”.

Ca njerëz janë të zemëruar se Shtetet e Bashkuara kryen një operacion brenda Pakistanit. Të tjerë shprehën shqetësim se meqenëse bin-Ladeni u gjend brenda Pakistanit, dhe në të njëjtin qytet ku ndodhej akademia ushtarake elitë e vendit, pjesa tjetër e botës mund ta fajësojë vendin e tyre për strehimin e qëllimshëm të terroristëve.

XS
SM
MD
LG