Lidhje

Zbulim historik në Butrint nga shkencëtarë të Universitetit të Shtetit Miçigan

  • Astrit Lulushi

Zbulim historik në Butrint nga shkencëtarë të Universitetit të Shtetit Miçigan

Zbulim historik në Butrint nga shkencëtarë të Universitetit të Shtetit Miçigan

Dy ekipe studiuesish të Universitetit të Shtetit Miçigan (MSU) - një në terren në Butrint, dhe grupi tjetër në laboratorin e ADN-së në East-Lansing tregojnë se si shkenca moderne mund të zbardhë disa te panjohura të Mesjetes - çfarë hanin, si jetonin, çfarë shëndeti gëzonin në përgjithësi njerëzit e asaj kohë në Shqipëri. Gjatë analizimit të dy skeleteve të zbuluara në Butrint, shkencëtarët amerikanë janë të parët që konfirmojnë ekzistencën që në mesjetën e herëshme të një sëmundje infektive - bruceloza - e pranishme edhe sot ne disa vende të Mesdheut. Kolegu Astrit Lulushi ishte këto ditë në Universitetin e Shtetit te Miçiganit ku bisedoi me autorët e zbulimit, gjenetistin David Foran, antropologun Todd Ferent dhe studiuesen Amanda Buszek.

Zbulimi filloi në Butrint, prej dekadash një nga zonat me te njohura arkeologjike në rajon, thotë profesor i antropologjisë Todd Fenton, i cili kryesoi ekipin amerikan në këtë projekt.

"Shumë prej eshtrave u zbuluan gjatë germimeve ne rrenoja," thotë Dr. Fenton, i cili ka rreth 10 vjet që kryeson ekipe kerkimesh në zonat arkeologjike në Shqipëri. Gjatë këtij zbulimi në Butrint, Dr. Fenton bashkërendoi punen e tij me ekipe arkeologesh nga Britania, Shqipëria dhe nga laboratori i ADN-së në Universitetin e Shtetit të Miçiganit - MSU. Ekipi amerikan analizoi skeletet për javë të tera për të percaktuar gjininë, moshën dhe shkakun e vdekjes. Gjatë vrojtimit me imtësi ata gjetën grryerje të pashpjegueshme në rruazat e shtyllës kurrizore.

Kështu, eshtrat u dërguan per në laboratorin e ADN-së, në Univesitetin e Shtetit Michigan, ku punën e morri përsipër Dr. David Foran, gjenetist, drejtori i programit të shkencave të Mjekësisë Ligjore pranë këtij universiteti.

"Në fillim menduam se kockat ishin prekur nga tuberkulozi, por analizë pas analize, konstatuam se shkaktari ishte bruceloza, bakter që ashtu si tuberkulozi prek kockat", thotë Amanda Buszek, pjesmarrese në studim, nën drejtimin e Dr. Foran. Ekipi fillimisht analizoi kockat për tuberkuloz, për shkak të dëmtimeve në eshtra, por rezultatet dolën negative. Kur sekuenca e ADN-së kaloi nepër këtë aparat, çdo gjë u bë e qartë; shkencetarët kuptuan se kishin bërë një zbulim.

Bruceloza është një sëmundje infektive që prek bagetitë, kryesisht dhitë. Bakteri mund të transmetohet tek njerezit kur qumshti nga një dhi e infektuar pihet ose përdoret për bulmet, por ndodh edhe kur qumshti nuk pasterizohet. Sot kjo semundje është më pak e zakonshme për shkak të kontrolleve dhe rregullave të rrepta të higjenës.

Edhe kur shfaqet, semundja mund të shërohen me antibiotikë. Efekti i brucelozës në kocka është i ngadalshëm dhe i dhimbshëm, thotë Dr. Fenton. Eshtrat e zbuluara në Butrint mendohet si i përkasin dy të rinjëve 13 vjeçarë që mund te kene jetuar ne shekullin e X - XIII. Si rrjedhim, autorët e studimit sugjerojnë se shkalla e vdekshmërisë foshnjore ose në moshë të re në mesjetën e hereshme ne Butrint ka qenë shumë e lartë. Këto të dhëna përkojnë edhe me popullsinë e rallë të rajonit të Butrintit në atë kohë.

Ky zbulim i brucelozës në Butrint ka rëndësi historike edhe sepse është i pari që krijon nje lloj imazhi se jeta baritore nuk ishte aspak piktoreske, por ishte vertetë e rëndë, e veshtirë, e shkurtër. Bashkë-autori i studimit, antropologu Todd Fenton i Universitetit të Shtetit Miçigan (MSU) thotë se puna kërkimore në Butrint është dëshira e çdo shkencëtari - arkeolog, antropolog, gjenetist, historian - sepse në çdo gur, në cdo shtresë qe germohet pritet të zbulohet diçka e re.

"Për rreth një dekadë, shkoj atje çdo vit dhe punën e marr shumë seriozisht. Projekti i tanishëm ka përfunduar. Por nëse do të me jepej mundësia do të shkoja me kenaqësi në Butrint a tjetër qendër arkeologjike shqiptare, më shumë se në çdo vend tjetër,” thotë Dr. Fenton i Universitetit të Shtetit Miçigan.

XS
SM
MD
LG