Lidhje

Zbulimi i financimit të sulmeve terroriste i rëndësishëm për gjetjen e autorëve të sulmeve

  • Mil Arsega

Zbulimi i financimit të sulmeve terroriste i rëndësishëm për gjetjen e autorëve të sulmeve

Zbulimi i financimit të sulmeve terroriste i rëndësishëm për gjetjen e autorëve të sulmeve

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryejnë një luftë të fshehtë ndaj terrorizimit, por jo më me gjakderdhje, por përmes informacioneve dixhitale dhe llogaritë bankare. Pas 11 shtatorit 2001, zbulimi amerikan filloi të grumbullonte të dhënat dhe t’i analizonte ato në një kuadër më të përgjithshëm, duke përfshirë praktikën e udhëtimeve, komunikimiet elektronike dhe transaksionet bankare të terroristëve. Që nga ajo kohë, Departamenti i Thesarit ka mësuar se paratë që u deshën për kryerjen e sulmeve terroriste të 11 shtatorit u transferuan nga banka evropiane dhe të Lindjes e Mesme. Një pjesë e informacioneve erdhi nga një bankë në Bruksel, e njohur si Shoqata Botërore për Telekomunikacionin Financiar. Të ndjekim hollësitë.

Zyrtartët që merren me luftën kundër krimit dinë një mënyrë për të kapur kriminelët, përmes llogarive të tyre bankare. Por edhe pse sulmet terroriste të 11 shtatorit në New York e ndryshuan konceptin për kriminelët, ato nxitën fillimin e një tjetër lloj lufte, asaj që zhvillohet përmes kamerave të survejimit dhe të dhënave kompjuterike.

Mathew Levit është drejtor për programin e kundërterrorizmit dhe zbulimit në Institutin e Washingtonit.

“Lufta ndaj burimeve financiare për vende të ndryshme duket se është një mënyrë e efektshme për prishjen e aktiviteteve të armiqve tanë.”

Pas 11 shtatorit, u bë e qartë se terroristëve u nevojitej jo vetëm ideologjia në kryerjen e sulmeve. Zbulimi amerikan filloi të kombinonte të dhënat, vëzhgoi zakonet e tyre të udhëtimit, komunikimet elektronike dhe transaksionet bankare.

“Në se dikush dërgon para, kjo ka një domethënie. Kjo nuk ka të bëjë me rëndësinë e personit që merr para, por tregon se ai është ndërmjetës në një veprim të rëndësishëm. Pra, mund të ndjekësh transferimet e parave dhe në fund gjen burimin dhe destinacionin e tyre”.

Për të bërë këtë, SHBA krijuan një agjenci të re brenda Departamentit të Thesarit. Stuart Levey i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë ka qenë Drejtor i Sektorit për Terrorizimin dhe Zbulimin Financiar.

“Kjo është agjencia e parë në botë brenda një ministrie financash, e cila ka një sektor të posaçëm për zbulimin. Kjo tregon për rëndësinë e madhe që ka zbulimi financiar.”

Që nga ajo kohë, agjencia ka mësuar se paratë që u deshën për kryerjen e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, rreth gjysëm milionë dollarë, u transferuan nga banka evropiane dhe të Lindjes e Mesme për rrëmbyesit e avionëve në Shtetet e Bashkuara. Një pjesë e informacioneve erdhi nga një bankë në Bruksel, e njohur si SWIFT, ose Shoqata Botërore për Telekomunikacionin Financiar.

“Këto të dhëna u morën nga një agjenci e sektorit privat e cila jep infromacione.”

Duke përdorur këto të dhëna, qeveria amerikane urdhëroi ngrirjen e pasurive të grupeve dhe individëve që dihet se kishin lidhje me grupe terroriste. Ato gjithashtu çuan në kapjen e operativëve të Al Kaidës, përfshirë personin e njohur me emrin Hambali, i cili ishte ideatori i sulmeve me bombë të 11 shtatorit të vitit 2002 në një pikë pushimi në Bali.

“Njerëzit mendonin se ne ishim duke kombinuar informacione dhe se po i vlerësonim ato si të donim. Në fakt, ne kishim kryer kontrolle tepër të kujdesshme.”

Arritja më e rëndësishme në luftën kundër terrozimit ndodhi në muajin maj, kur komandot amerikane vranë Osama Bin Ladenin në një kompleks privat në Pakistan. Zyrtarët amerikanë thonë se informacioni i siguruar gjatë sulmit provoi se Al Qaida është në vështirësi financiare.

“Osama Bin Ladeni ishte një udhëheqës karizmatik, ai ishte i rëndëdishëm për financimin e organizatës, për rekrutimin e anëtarëve dhe për unitetin e grupit, pra vrasja e tij ishte një arritje e jashtëzakonshme dhe një zhvillim tepër i rëndësishëm në luftën kundër Al Kaidës. Por mbetet akoma eliminimi i rrezikut të organizatës”.

Kjo për arsye se grupet terroriste vazhdimisht ndryshojnë sipas kushteve. Disa prej tyre janë shndërruar në grupe të kontrabandës së drogës dhe rrëmbimeve për financimin e operacioneve e tyre. Dhe ndërsa paratë janë duke u mbaruar, tani vihet re prirja për kryerjen e sulmeve më të vogla dhe më pak të kushtueshme.

Pavarësisht nga madhësia, Matt Levitt, thotë se kërkimi i burimeve financiare të terroristëve është i vlefshëm.

“Është e vërtetë, se çdo sulm është relativisht jo i kushtueshëm, por mbetet një mit kjo thënie dhe se gjetja e burimeve financiare për sulmet terroriste nuk është e efektshme. Në fakt ndodh e kundërta. Në se nevojiten 5 mijë dollarë, edhe në se kjo nuk është një shumë e madhe, ato jepen për një arsye, pra ne kemi gjetur një burim.”

Por kjo nuk do të thotë se nuk ka për të patur më sulme terroriste. Ekspertët thonë se përpjekja për ndalimin e financimit për një ideologji që synon vrasjen e njerëzve të pafajshëm, do të kërkojë vigjilencë të vazhdueshme, përkushtim dhe bashkëpunimin e botës në vitet që do të vijnë.

XS
SM
MD
LG