Lidhje

Zbulohen në Itali paketa postare me plumba dhe eksplosivë


Zbulohen në Itali paketa postare me plumba dhe eksplosivë
Zbulohen në Itali paketa postare me plumba dhe eksplosivë

Autoritetet italiane thanë të henën se policia në Romë zbuloi dy paketa të dyshimta që u ishin dërguar me postë ministrit italian të drejtësisë dhe kryetarit të bashkisë së Romës, në rastin e fundit të letrave kërcënuese dërguar në mbarë kontinentin evropian gjatë ditëve të fundit.

Autoritetet thanë se paketat e zbuluara në objektet postare, kishin në to fishekë. Ata thanë se një grup që mban emrin e një terroristi të vrarë të Brigadave të Kuqe, i kishte dërguar paketat pothuajse identike për Ministren e Drejtësisë Paola Severino dhe kryetarin e bashkisë së Romës Gianni Alemanno. Brigadat e Kuqe kanë qënë një grup terrorist i ekstremit të majtë që ndërmorën sulme në Itali në vitet 70 dhe 80-të.

Ndërkohë në Francë, policia tha se kishte gjetur një paketë të postuar që kishte në të lëndë shpërthyese dhe ishte likuiduar me sukses në ambasadën greke në Paris të henën.

Ministria e Jashtëme e Greqisë tha se paketa, që i ishte dërguar ambasadorit, u duk e dyshimtë pasi nuk kishte detaje të dukshme të dërguesit. Ministria tha se paketa duket se ishte dërguar nga Italia.

XS
SM
MD
LG