Lidhje

Zbulohen 45 trupat e një masakre në Siri

  • Zëri Amerikës

Aktivistët në Siri thonë se në Homs janë gjetur trupat e të paktën 45 grave dhe fëmijëve. Ata thanë se trupat ishin gjymtuar, se disa nga gratë ishin përdhunuar dhe për këtë masakër ata fajësojnë forcat pro-qeveritare.

Zyrtarët sirianë i konfirmuan vdekjet, por fajësojnë për to ata që ata i cilësojnë “terroristë të armatosur”. Nuk ka patur konfirmime të pavarura për vrasjet.

Sipas njoftimeve, masakra është kryer ndërkohë që ministrat e jashtëm të vendeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së përgatiten të takohen në Nju Jork, pasi misioni i ish-sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Anan në Siri përfundoi pa sukses.

XS
SM
MD
LG