Lidhje

Zelandë e Re, ceremoni fetare për viktimat e tërmetit

  • Zëri Amerikës

Zelandë e Re, ceremoni fetare për viktimat e tërmetit

Zelandë e Re, ceremoni fetare për viktimat e tërmetit

Në Zelandën e Re u zhvilluan sot ceremoni fetare për viktimat e tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin të martën.

Banorët e qytetit Christchurch, afër epiqendrës së tërmetit, dhe gjithë vendi u lutur sot për të vdekurit dhe të humburit.

Numri i të vdekurve nga kjo fatkeqësi është rritur në 146 dhe ka pak shpresë se të tjerët që figurojnë të humbur mund të gjenden të gjallë. Kryeministri John Key ka thënë se fatkeqësia mund bëhet ngjarja më tragjike e vendit, duke ia kaluar tërmetit të vitit 1931 ku u vranë 256 persona.

Autoritetet në Zelandën e Re thonë se një e treta e qendrës së qytetit Christchurch duhet të rindërtohet. Një numër i madh ndërtesash kanë pësuar dëme të mëdha dhe janë rrëzuar gjatë tërmetit me fuqi 6,3 ballë.

XS
SM
MD
LG