Lidhje

Zelandë e Re, mbi 200 vetë ende figurojnë të humbur nga tërmeti i së martës


Zelandë e Re, mbi 200 vetë ende figurojnë të humbur nga tërmeti i së martës
Zelandë e Re, mbi 200 vetë ende figurojnë të humbur nga tërmeti i së martës

Autoritetet në Zelandën e Re thanë sot se më shumë se 200 vetë ende figurojnë të humbur nga tërmeti me magnitudë 6 presje 3 që goditi qytetin Christ Church të martën.

Ekipet e shpëtimit nxorrën dhjetra trupa pa jetë nga rënonjat e një godine duke e çuar numrin e të vdekurve në 98.

Ekipet e shpëtimit dhe qentë me erë nga vende si Australia, Japonia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara iu bashkuan punonjësve të emergjencës të cilët vazhdojnë kërkimet për shenja jete.

Megjithë shpresat e zbehta, një zyrtar i policisë tha se ekipet ende janë të përqëndruar në gjetjen e të mbijetuarve në rrënoja.

XS
SM
MD
LG