Lidhje

Zënkë në parlamentin e Maqedonisë mes deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së

  • Isak Ramadani

Zënkë në parlamentin e Maqedonisë mes deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së

Zënkë në parlamentin e Maqedonisë mes deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së

Një zënkë verbale ndërmjet deputetëve shqiptarë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare për pak sa nuk u shkallëzua në incident fizik, gjatë një seance të pasdites në Parlamentin e Maqedonisë.

Pas një reagimi ofendues nga deputetja Merale Ferati e PDSH-së, lidhur me propozimin për kandidatë për zëvendësministra nga radhët e BDI-së, ka reaguar po me tone ofenduese edhe deputeti Talat Xhaferi i BDI-së.

Deputetë të PDSH-së kanë dalë para foltores për ta penguar fizikisht deputetin Xhaferi që të mos vazhdonte fjalimin. Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski ka urdhëruar sigurimin e Parlamentit që të ndërhyjë dhe të shpërndajë deputetët shqiptarë, gjë që ka ndodhur dhe është shmangur një incident i mundshëm fizik midis tyre.

Parlamenti më pas miratoi me 66 vota pro dhe 36 kundër, zëvendësministrat e qeverisë së Maqedonisë. Nga BDI-ja zëvendësministër i Punëve të Brendshme është Xhelal Bajrami, i Financave Nedim Ramizi, i Arsimit Safet Neziri, i Transportit dhe lidhjeve Tahir Hani.

Të gjithë zëvendësministrat e tjerë janë nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe të partnerëve të saj më të vegjël në qeveri.

XS
SM
MD
LG