Lidhje

Zëvendëskryeministri i Egjiptit jep dorëheqjen pas përleshjeve

  • Zëri Amerikës

Zëvendëskryeministri i Egjiptit jep dorëheqjen pas përleshjeve

Zëvendëskryeministri i Egjiptit jep dorëheqjen pas përleshjeve

Zëvendëskryeministri i Egjiptit dha sot dorëheqjen, pas përleshjeve të dhunshme mes forcave të sigurisë dhe të krishterëve koptë, në të cilat mbetën të vrarë 26 persona.

Ndërkohë, mijëra të krishterë koptë morën pjesë në funeralin që u zhvillua për protestuesit e vrarë në luftime me forcat egjiptiane të sigurisë në rrugët e Kairos ditën e dielë.

Kisha kopte bëri një deklaratë, ku thuhej se komuniteti i tyre në pakicë ka përjetuar probleme të vazhdueshme dhe se megjithatë, nuk ka patur ndëshkime. Sot të krishterët e këtij sekti filluan tre ditë zie për protestuesit e vrarë.

XS
SM
MD
LG