Lidhje

Tom Kantrimen takon kryeministrin Berisha dhe udhëheqësin e opozitës, Edi Rama

  • Armand Mero

Tom Kantrimen takon kryeministrin Berisha dhe udhëheqësin e opozitës, Edi Rama

Tom Kantrimen takon kryeministrin Berisha dhe udhëheqësin e opozitës, Edi Rama

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Tom Kantrimen ndodhet në Tiranë ku u takua me kryeministrin Sali Berisha dhe me kryetarin e opozitës Edi Rama. Në të dyja takimet përvec marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Shtetet e Bashkuara është folur edhe për situatën politike në Shqipëri.

Sipas zyrës së shtypit të qeverisë, gjatë takimit kryeministri Sali Berisha e njohu zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit Kantrimen “ mbi ofertën e shumicës për tryezën e partive politike parlamentare për fillimin e reformës zgjedhore si dhe me vendosmërinë e mazhorancës për të votuar të gjitha amendamentet që do të propozojë opozita për kuadrin ligjor zgjedhor me kushtin e vetëm që ato të jenë të certifikuara nga Komisioni i Venecias ose ODIHR”.

Ndërsa në takimin me kryetarin e partisë socialiste Edi Rama, sipas njoftimit të kësja partie, zyrtari i lartë i departamentit amerikan të shtetit “shprehu interesimin e tij për veprimtarinë politike të opozitës shqiptare deri në zgjedhjet e ardhshme lokale”.

Zoti Rama, po sipas zyrës së tij të shtypit “i shpjegoi zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit domosdoshmërinë e bërjes së transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 në funksion të shpëtimit të zgjedhjeve të ardhshme lokale që do të mbahen në 8 maj”.

Pak ditë më par në një aktivitet të zhvilluar në Uashington, ndërsa e cilësonte dramatik përparimin e Shqipërisë përfshirë anëtarësimin në NATO dhe kontributin në stabilitetin e rajonit përmes një politike të jashtme të përgjegjshme, ai u shpreh gjithashtu se “Shqipëria akoma nuk e ka arritur fuqizimin e qendrës demokratike, aftësinë për të pasur një sistem politik të qëndrueshëm, në të cilin partitë bashkëpunojnë për të mirën e të gjithë popullatës. Një nevojë e tillë është nënvizuar nga një krizë parlamentare në Shqipëri”.

XS
SM
MD
LG