Lidhje

Zgjedhja e presidentit, gati marrëveshja PD-LSI


Partitë e koalicionit qeveritar, të gatshme të paraqiten në seancën e të mërkurës në parlament

Partitë e koalicionit qeveritar bënë sot të ditur në Tiranë se janë të gatshme të paraqiten në seancën e të mërkurës në parlament për zgjedhjen e presdientit të ri.

Kryeaministri Sali Berisha dhe Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, pohuan se po përpiqen të zgjedhin presidentin me 3/5 e votave.

Opozita i akuzoi ata se po pengojnë integrimin e vendit në Bashkimin Europian.


Dy përfaqësuesit kryesorë të koalicionit qeveritar në Shqipëri, deklaruan sot se janë të gatshëm që të paraqesin në parlament të mërkurën emra kandidatësh për president, duke u përpjekur që ai të marrë sa më shumë vota nga deputetët.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot para deputetëve demokratë se në marrëveshjen e koalicionit qeveritar të vitit 2009 është përcaktuar që president ii republikës do të zgjidhet nga mirëkutimi mes PD dhe LSI, dhe se nga takimet me aleatët e tij, vecanërisht me LSI, është rëndë dakord që president ii ri të zgjidhet me 3/5 e votave të parlamentit.

Zoti Berisha tha se ftesës së pd për dialog PS e opozitës iu përgjigj me ultimatume dhe parakushte, madje bëri të ditur se po e përdor këtë process për të rrëzuar qeverinë. Opozita nuk ka dëshirë të zgjedhë presidentin konsensual, por po mundohet të blloket zgjedhjen e tij dhe integrimin e vendit në BE. Nga ana tjetër, se mirëkuptimi është gjetur edhe me PR, PDIU, për të zgjedhur presidentin sipas kushtetutës.

Kryetari LSI, Ilir Meta, tha po ashtu se 4 kërkesat e opozitës nuk janë bërë në kohën e duhur dhe nuk ka kihë për tu plotësuar, se duheshin muaj më parë. Zoti Meta deklaroi se presidenti i ri duhet të zgjidhet që në raundin e parë të votimit, ndërsa shtoi se ai duhet të marrë më shumë se 3/5 e votave.

Dy forcat kryesore të koalicionit qeveritar deklaruan që më shumë se emri atyre u intereson negociatat e frytshme dhe kushtetutshmëria e procesit. Kryetari i Paritsë Socialiste, Edi Rama, shkroi pas tyre menjëherë në një rrjet social disa rradhë ku theksoi se PS është në kërkim të dialogut, për të mos lejuar që Shqipërisë t’i digjet aplikimi për në BE vjeshtën e ardhshme. Sipas tij, katër pikat e propozuara nga PS për një president konsensual, nuk janë ultimatume por kushtet e integrimit dhe të marrjes së statusit kandidat në BE.
XS
SM
MD
LG