Lidhje

SHBA: Zgjedhjet paraprake në Nevada

  • Zëri Amerikës

SHBA: Zgjedhjet paraprake në Nevada

SHBA: Zgjedhjet paraprake në Nevada

Kandidati republikan për president Mitt Romney pritet të fitojë ndjeshëm në zgjedhjet paraprake në shtetin perëndimor të Nevadës, pas një fitoreje të thellë në zgjedhjet e rëndësishme paraprake në Florida.

Sipas një ankete opinioni, ish guvernatori i shtetit Massachusetts gëzon një mbështetje prej 20 për qind më të madhe se sa rivali i tij më i afërt, ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, në raportin 45 me 25 për qind. Sipas një anketimi të votuesve të mundshëm republikanë, ish senatori i Pensillvanisë, Rick Santorum dhe ligjvënësi i Teksasit, Ron Paul janë shumë më mbrapa.

Nevada, e pasur nga shteti i Mizurit, që mban zgjedhjet paraprake të martën, janë mes 8 shteteve, ku zhvillohen zgjedhjet paraprake gjatë këtij muaji, para të ashtuquajturës "Super e marta" që është në 6 mars, kur zhvillohen zgjedhjet paraprake në 10 shtete të tjera.

Ish guvernatori Romney pritet të fitojë me shumicë dërmuese mbështetjen e grupit të tij fetar, mormon në Nevada, ku ai fitoi edhe herën e para që kandidoi për president para 4 vjetësh. Edhe 2 kandiatë të tjerë, Newt Gingrich dhe Ron Paul kanë bërë fushatë në Nevada, ndërsa kandidati tjetër Rick Santorum e përqëndroi vemendjen në Minuri.

Në bazë të rregullave të partisë republikane të Floridas, zoti Romney fitoi të 50 delegatët e këtij shteti, ku do të zhvillohet edhe kuvendi i partisë republikane në muajin gusht.

Për të fituar emërimin e partisë, një kandidat duhet të sigurojë gjatë zgjedhjeve paraprake 1,144 nga 2,286 votata e delegatëve, që do të marrin pjesë në këtë kuvend.

XS
SM
MD
LG