Lidhje

Zgjedhjet presidenciale në Moldavi


Moldavia votoi të dielën në zgjedhjet e para presidenciale që nga vitet 1990 që mund ta drejtojnë ish-republikën sovjetike më pranë Bashkimit Evropian, ose drejt marrëdhënieve më të ngushta me Rusinë.

Autoritetet zgjedhore deklaruan votimin e vlefshëm, pasi pjesëmarrja arriti kërkesat minimale me një të tretën e votuesve të regjistruar.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po kërkojnë më shumë ndikim mbi vendin e vogël bujqësor me 3.5 milionë banorë, të vendosur mes Rumanisë, anëtare e BE-së dhe Ukrainës.

I preferuari nga nëntë kandidatët që konkurrojnë për president është Igor Dodon, një 41-vjeçar pro-Moskës që drejton Partinë Socialiste dhe që ka përfituar nga pakënaqësia e përhapur me qeverinë pro-evropiane, e cila ka qenë në detyrë që nga viti 2009.

XS
SM
MD
LG