Lidhje

Reforma zgjedhore, polemika mes palëve


Në Shqipëri, mbledhja e parë e komisionit të Reformës zgjedhore një ditë pasi mori mandatin e ri tre javor nga parlamenti, u mbyll mes polemikave. Palët nuk ranë dakort për procedurat që duhen ndjekur për të reflektuar rekomandimet e ekspertëve të Odihr lidhur me identifikimin dhe numërimin elektronik. Socialistët thanë se nuk mund të punonin pa i patur ato më parë me shkrim, duke premtuar se do të paraqesin një projekt të mërkurën e ardhshme. Për demokratët e gjitha kjo i ngjan sipas tyre, një përpjekjeje për të bllokuar komisionin dhe djegur pa rezultat edhe afatin e ri.



Komisioni i reformës zgjedhore ka rinisur punën mes polemikash që praktikisht dogjën pa asnjë rezultat mbledhjen e parë të zhvilluar paraditen e sotme. Palët nuk kanë rënë dakort për procedurat që duhen ndjekur dhe punën që duhet të bënin ekspertët e tyre. Demokratët akuzuan hapur socialistët: “Mbledhja u braktis për të mos i dhënë mundësi komisionit që të mandatojë ekspertët dhe të eksploroheshin më tej të gjitha rekomandimet e Odihr-it, të reflektohen këto në mënyrë të kristaltë në Kodin zgjedhor, mënyrë që të mos ketë asnjë problem në përdorimin e teknologjisë”

Por eksperti socialist Bledar Cuci tha se ekspertët nuk mund të punonin pa i patur të plota dhe me shkrim rekomandimet e Odihrit lidhur me numërimin dhe identifikimin elektronik, i cili është hedhur tanimë poshte si një mundësi për t’u zbatuar në zgjedhjet e ardhshme: “Debati kishte të bënte thejsht me cështjen nëse ekzostojnë me shkrim të plota për pjesën e numërimit, sepse duhet të jenë të tilla që ne t’i reflektojmë të plota, pra të mos i kthehemi më disa herë të njejtit kapitull, sepse ne tashmë po i rikthehemi sepse këto kapituj ishin miratuar më parë me konsensus nga Komisioni”

Megjithatë, për zotin Bylykbashi e gjitha kjo është vetëm një pretekts për të cuar drejt bllokimit: "Odihr, ka qenë shumë i qartë. Rekomandimet e tij janë të vlefshme për cdo element elektronik që përfshihet në procedurat e votimit pavarësisht në cilën fazë përdoren apo lloji i teknologjisë që përdoret. Partia Socialiste tentoi qe duke përdorur ODIHR-in të bëjë bllokimin e radhës, tenton të djegë edhe këtë afat trejavor se është kjo që i intereson, siç ka ndodhur deri me sot. Përdoret një afat për t’u bllokuar puna e Komisionit. Askush nuk mund te shkoje pertej rekomandimeve te ODIHR-it pavaresisht qellimeve dhe tekave politike”

Eksperti socialist e hedh poshtë një pretendim të tillë: “Kur unë them, si ekspert i PS-së, qe perfaqesoj interesat e saj, deri te merkuren do te paraqesim nje projekt apo draft te ketyre amendamenteve apo çeshtjeve te mbetura, nuk besoj se kjo mund të quhet bllokim apo zvarritje”

Pavarësisht polemikave fakt mbetet se komisioni do të duhet të djegë një javë kohë për vërejtjet e Odihrit, ndërkohë që mes palëve ka ndarje të thella për dy momente kyce të reformës që lidhen me procedurat e ankimimit dhe rikompozimin e komisionit qëndror të zgjedhjeve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG