Lidhje

Zgjedhjet në Shqipëri, vëmendja është përqëndruar në Tiranë

  • Armand Mero

Zgjedhjet në Shqipëri, vëmendja është përqëndruar në Tiranë

Zgjedhjet në Shqipëri, vëmendja është përqëndruar në Tiranë

Në Shqipëri, tre ditë pas zgjedhjeve për pushtetin vendor vëmendja është përqëndruar në Tiranë ku rezultati mes dy kandidatëve vazhdon të jetë i ngushtë. Palët po akuzojnë njëra tjetrën për përpjekje për të penguar procesin. Ndërkohë presidenti Bamir Topi duke bërë një vlerësim të procesit tha sot se cdo vonesë pengesë apo alibi për të zgjatur mbylljen e procesit të numërimit është e dëmshme për integritetin e të gjithë procesit. Nga Brukseli edhe zëdhënësja e komisionit Europian Natasha Butler u shpreh se raporti përfundimtar i vlerësimit të zgjedhjeve do të varet dhe nga faza e numërimit dhe ajo e trajtimit të ankesave

XS
SM
MD
LG