Lidhje

Zgjedhje të parakohshme në komunën e Sarajit

  • Isak Ramadani

Zgjedhje të parakohshme në komunën e Sarajit

Zgjedhje të parakohshme në komunën e Sarajit

Në komunën e Sarajit të Shkupit po mbahen zgjedhjet e parakohshme vendore për kryetar të ri të komunës, për të plotësuar vendin e zbrazët pas largimit nga posti të Blerim Bexhetit, i cili u emërua ministër të Drejtësisë në qeverinë e Maqedonisë.

Interesimi i votuesve për të dalë në zgjedhje ka qenë mjaft i ulët në orët e paradites. Gara në këtë zonë të banuar me shumicë shqiptare, zhvillohet midis dy kandidatëve, Bekim Muratit të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Xhevdet Fejzullahut të Partisë Demokratike Shqiptare.

Për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës duhet të dalin në votime së paku një e treta e votuesve të regjistruar nga një elektorat prej mbi 29 mijë votuesish. Banorët presin nga komuna që t’i kushtojë më tepër rëndësi infrastrukturës dhe meremetimit të rrugëve të dëmtuara.

XS
SM
MD
LG