Lidhje

Zgjedhje të parakohshme në Slloveni

  • Zëri Amerikës

Zgjedhje të parakohshme në Slloveni

Zgjedhje të parakohshme në Slloveni

Presidenti i Sllovenisë Danilo Turk bëri sot thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, pasi qeveria nuk mori votëbesimin javën e kaluar.

Zoti Turk bëri të njohur se zgjedhjet do të mbahen më 4 dhjetor. Qeveria e koalicionit të qendrës së majtë e kryeministrit Borut Pahor u rrëzua, pasi partitë e vogla të koalicionit u larguan pas mosmarrëveshjeve lidhur me politikat ekonomike dhe çështje të tjera.

Anketat e opinionit tregojnë se koalicioni i qendrës së djathtë, i kryesuar nga opozita dhe ish kryeministri Janez Jansa, gëzon mbështetje më të madhe për të fituar në zgjedhjet e ardhshme.

XS
SM
MD
LG